Gjendet avioni i zhdukur i futbollistit Sala, çfarë u zbulua nga kërkimi

Gjendet avioni i zhdukur i futbollistit Sala, çfarë u zbulua nga kërkimi

415
0
Shares

Mbetjet e avionit që u zhdukën me futbollistin e Premier League Emiliano Sala janë gjetur brenda disa orësh nga një kërkim në detin e Ishujve Channel.

Një barkë kërkimi e angazhuar privatisht nga familja argjentinase e Sala-së  gjeti rrënojat në mëngjesin e së dielës.

Ekuipazhi i kaloi detajet e vendndodhjes tek hetuesit qeveritarë, të cilët përdorën një automjet nënujor të operuar në distancë (ROV) për të ekzaminuar vendin.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm zyrtar të asaj që u gjet, por specialisti i anijës që udhëhoqi hetimin privat, David Mearns, tha se aeroplani ishte zbuluar.

Piper Malibu PA-46 që mbante Sala 28 vjeçare dhe Ibbotson, 59 vjeç, nga Lincolnshire, u zhduk më 21 janar pas largimit nga Nantes në Francë rreth orës 7.15.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY