Basha me studentët: Mos kini frikë, nuk do e humbisni vitin shkollor

Basha me studentët: Mos kini frikë, nuk do e humbisni vitin shkollor

49
0
Shares

Në një moment kur studentët vijojnë protestën dhe bojkotin dhe nga ana tjetër dhe pedagogët kanë hyrë në grevë, vjen reagimi i kreut të PD.

Ai ndalet tek deklarata e kryeminsitrit Edi Rama, i cili për ‘tiu futur frikën’ studentëve, u tha se duhet të kthehen në shkollë, pasi rrezikojnë humbjen e vitit.

Basha në Twitter shkruan se Rama është në panik kur kërcënon studentët dhe u bën thirrje të mos kenë frikë.

BASHA NË TWITTER

I kapur nga paniku Rama kërcënon me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY