FOTO/“Gjak nga hundët dhe tështima”, ja si smogu toksik po vret banorët

FOTO/“Gjak nga hundët dhe tështima”, ja si smogu toksik po vret banorët

553
0
Shares

Bangkok është goditur nga një smog i trashë dhe i dëmshëm sa që banorët kanë filluar të kolliten dhe të tështijnë gjak.

Problemi i ndotjes së qytetit ka marrë një gjendje të tillë duke sjellë që dhe  kafshët shtëpiake  të vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga smogu.

Një re e dendur e smogut toksik të përbërë nga grimca të rrezikshme PM2.5 është bërë depozitë në mushkëritë e njerëzve dhe ka mbuluar kryeqytetin tajlandez për dy javët e fundit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kostoja afatgjatë e ndotjes së shkaktuar nga automjetet, projektet e ndërtimit, djegia e të korrurave dhe zgarrat e ushqimve në rrugë mund të arrijë deri në dhjetëra milionë dollarë.

Por, siç tregojnë fotografitë në mediat sociale nga qytetarët, banorët dhe kafshët tashmë janë prekur shumë nga ana shëndetsore. Përmendim këtu – teshtitjen dhe kollitjen e gjakut në maskat e tyre të fytyrës.

BURIMI:Daily Mail/Përshtati: DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY