Korrupsioni në Shqipëri, Ambasadori i OSBE: Keqardhje që u përkeqësua në 2017

Korrupsioni në Shqipëri, Ambasadori i OSBE: Keqardhje që u përkeqësua në 2017

103
0
Shares

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, duke marrë shkasë nga raporti i Transparency International, i cili përkeqëson situatën e korrupsionit në Shqipërisë thotë se mungesa e progresit kundër këtij fenomeni mbetet një nga problemet e mëdha.

Për vitin 2018, Shqipëria u rendit në vendin e 99-të në botë nga 180 vende, duke u përkeqësuar me dy pikë krahasuar me vitin paraardhës dhe tre pikë krahasuar me vitin 2016.

BorchardtMungesa e progresit në luftë kundër korrupsionit mbetet një nga problemet më serioze që ndeshet në shumë vende të botës, duke dobësuar sistemet demokratike dhe duke dobësuar kështu besimin e qytetarëve në proceset demokratike. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen që prirja pozitive që ekzistonte prej vitit 2013 e më tej u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018. Ne mbetemi të përkushtuar që ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit.

Transparency International vëren se një shkak i mundshëm i kësaj prirjeje të kundërt është ngërçi politik në vend gjatë vitit 2018, ngërç i cili solli për pasojë bllokimin e reformave të rëndësishme kundër korrupsionit, ndërkohë që vazhdimi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe themelimi i institucioneve të reja kundër korrupsionit janë zhvillime inkurajuese, që ende nuk kanë dhënë fryt.

BorchardtE shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.

Ambasadori Borchardt tha se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit.

BorchardtPresim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY