Edita Tahiri takon Metën: Ndryshimi i kufijve, skenar i rrezikshëm

Edita Tahiri takon Metën: Ndryshimi i kufijve, skenar i rrezikshëm

113
0
Shares

Ish kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Edita Tahiri shkruan me vlerësime të larta për presidentin Meta. Ajo thotë se ndryshimi i kufijve ne raportet mes Kosoves dhe Serbise eshte nje skenar i rrezikshem qe demton shtetin e Kosoves dhe interesat kombetar si dhe destabilizon rajonin me pasoja te paparashikueshme.

Postimi plotë

Takimi me Presidentin Ilir Meta ishte thellesisht kombetar dhe vizionar. Qendrimet e tij ne mbrojtje te shtetit te Kosoves dhe kufijve ishin qendrime te drejta te nje presidenti shqiptar qe njeh mire luften dhe sakrificat me sublime te shqiptareve dhe Kosoves per liri dhe pavaresi.

U pajtuam qe ndryshimi i kufijve ne raportet mes Kosoves dhe Serbise eshte nje skenar i rrezikshem qe demton shtetin e Kosoves dhe interesat kombetar si dhe destabilizon rajonin me pasoja te paparashikueshme.

Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran me kufije te pacenueshem ne pajtim me te drejten nderkombetare, te cilen e ka vertetuar Gjykata Nderkombetare per Drejtesi ne 2010. Kosoven e beme shtet fale luftes tone te drejte dhe mbeshtetjes nga aleatet tane perendimor ne krye me SHBA-te, partneret evropian Gjermanine, Mbreterine e Bashkuar, etj, NATO-ne.. Nderi jone kombetar te cilen e rikthyem me luften e fituar per liri dhe gjeopolitika perendimore te ciles i takon kombi shqiptar, qofshin te perjetshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY