Mazhoranca refuzon shtyrjen e komisionit hetimor për Tahirin

Mazhoranca refuzon shtyrjen e komisionit hetimor për Tahirin

44
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se pas mbledhjes së Konferencës së kryetareve, nuk është pranuar kërkesa e opozitës për zgjatjen punimeve të komisionit hetimor parlametar për çështjen ‘Tahiri’ me pretendimin e mazhorancës se ka kaluar afati.

Ai ka denoncuar problemet me të cilat po përballet Komisioni Hetimor për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e institucioneve shtetërore.

Por pavarësisht refuzimit të mazhorancës, Paloka u shpreh se opozita do bëjë kërkesë tjetër për shtyrjen e afatit të komisionit për çështjen ‘Tahiri’ për të zbuluar sipas tij lidhjet e qeverisë me drogën.

U kërkua shtyrj e afatit, por u hodh poshtë me pretendimin se ka kaluar afati për kërkesë për shtyrjen e tij. Ne jemi të vendosur do ta ri bëjmë kërkesën dhe komisioni do të shkojë deri në fund.

Ka vetëm një qëllim, edhe pse Ruçi ju tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës të radhës Spiropali që institucionet t’i përgjigjen parlamentit. Jam i bindur që kjo histori do të vazhdojë kështu sepse nuk mundet as Rama dhe askush tjetër të demaskohen për lidhjet që kjo qeveri ka me krimin dhe drogën, sidomos gjatë kohës kur ministrinë e Brendshme e drejtonte Tahiri”- tha Paloka.

Paloka në konferencën e kryetarëve ka kërkuar shtyrjen e mëtejshme të afatit të komisionit hetimor për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Ai ka denoncuar problemet me të cilat po përballet Komisioni Hetimor për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e institucioneve shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY