DETAJE/Helmimi i punonjëseve në Durrës, gjobë dhe pezullim aktiviteti kompanisë

DETAJE/Helmimi i punonjëseve në Durrës, gjobë dhe pezullim aktiviteti kompanisë

76
0
Shares

Policia ka dhënë detajet lidhur me ngjarjen e ndodhur në Durrës, ku 16 punonjëse të një rrobaqëpësie u helmuan.

Situata e tyre shëndetsore është e mirë, ndërkohë që 9 prej tyre kanë dalë prej spitalit.

Ndërkohë policia sqaron se shkak ishte bërë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes.

Gjithashtu, është pezulluar aktiviteti i firmës fason ku ishin të punësuara gratë.

Njoftimi i policisë:

Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu mesohete se nga ana Inspektoratit të Mjedisit është marrë masa pezullim për aktivitetin e firmës fason ku ishin të punësuara gratë që u helmuan sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY