DETAJE/Zbardhet mbledhja e PD, Basha jep porositë

DETAJE/Zbardhet mbledhja e PD, Basha jep porositë

56
0
Shares

Partia Demokratike ka vendosur të marrë pjesërisht pjesë në punimet e Kuvendit.

Burime nga PD bëjnë me dije se disa deputetë do të shkojnë në komisionin e medias dhe do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kreu i PD, Basha ka deklaruar në mbledhje se ligjvënësit demokratë do të shkojnë aty ku kalendari parashikon çështje të ndjeshme për qytetarët. Ai ka kërkuar angazhimin me të gjitha kapacitetet për arsimin.

Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë eshte anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë. Duhet të jemi të angazhuar totalisht për zinxhirin arsimor”, mësohet se ka deklaruar kreu i PD.

Ky qëndrim i PD vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës së bashkuar më 16 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY