Vrau të dashurin e motrës, gjykata jep masën e sigurisë për autorin...

Vrau të dashurin e motrës, gjykata jep masën e sigurisë për autorin e krimit në Tiranë

107
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin, i cili u vra në Zall Bastar 4 ditë më parë.

Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë.

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë.

20-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjecin që u vra në Zall Bastar 4 ditë më parë. Në dëshminë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore. “Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”, – tha Elida Cani./ReportTv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY