VIDEO/ Policia nis arrestimet tek Unaza e Re, protestuesit rrethojnë Komisariatin

VIDEO/ Policia nis arrestimet tek Unaza e Re, protestuesit rrethojnë Komisariatin

57
0
Shares

Strukturat shtetërore i janë rikthyer teknikave të presionit të shantazhit ndaj banorëve protestues të Unazës së Re, me qëllim për të dobësuar rezistencën. Sot forcat policore të Komisariatit nr. 2 kanë marrë nga shtëpia e tij shtetasin Besnik Doçi, një protestues i përditshëm i Unazës së Re, shtëpia e të cilit është planifikuar të prishet pa dëmshpërblim. Doçi ka qenë duke lyer shtëpinë e tij, por forcat e Komisariatit policor po përgatiten t’i presin fletë-arrestin, nën arsyetimin absurd të “ndërtimit pa leje”.

Qindra protestues të Unazës së Re po marshojnë drejt Komisariatit nr. 2. Ata thonë se s’do të largohen prej andej pa marrë me vete edhe Besnik Doçi. Bashkë me protestuesit janë edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët prej më shumë se 80 ditësh janë në krah të banorëve që protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY