VIDEO/PD: Bosi i bixhozit pastron paratë, 3 kullat në Tiranë me lejën...

VIDEO/PD: Bosi i bixhozit pastron paratë, 3 kullat në Tiranë me lejën e Ramës

300
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa është ndalur tek ndërtimet në Tiranë, ku denoncon me fakte se kompanitë e bixhozit, kliente të Edi Ramës, po ndërtojnë në fushën e ndërtimit me lejën e Erion Veliajt dhe të kryeministrit.

Konkretisht, Zhupa flet 3 leje ndërtimi që i janë dhënë  pronarit të kompanisë më të madhe të bixhozit, Dajlan Avdias.

Ndërtimet janë: Në Bllok, tek kulla e Sahatit dhe e fundit kulla prapa presidencës ku aktualisht janë hapur hetime në Prokurori.

DEKLARATA E PLOTË

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit me lejen e Edi Ramës.
Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.
Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it.
Me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do të përqëndrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan I Shtetit konsiderohet si mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.
Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “Techno Alb” dhe “Invest Society”. Në emër të këtyre dy kompanive, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit – në qendër të Tiranës dhe në zonën e ish bllokut.
Me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, biznesmeni I bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande:
• Njëra në nëntor 2017 në zemër të Bllokut,
• Një tjetër në shkurt të këtij viti tek Kulla e Sahatit.
• Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës.
Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të hetohen për pastrim parash. Brenda 7 muajve, ata I kanë dhënë 3 leje ndërtimit pronarit të kompanisë më të madhe të bixhozit. Ina Zhupa deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 25 janvier 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY