Tritol në makinën e mjekut të QSUT, dyshimet e policisë

Tritol në makinën e mjekut të QSUT, dyshimet e policisë

110
0
Shares

Një sasi tritoli është vendosur mbrëmjen e djeshme në pjesën e pasme të makinës.

Burime nga policia, sqarojnë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla.

Burime të tjera bëjnë me dije se makina ka qënë në pronësi të një kirurgu të  QSUT dhe dyshohet se sulmi është bërë për shkak të detyrës të tij.

Blutë e Tiranës po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm ku mund të jetë përfshirë, ndërsa po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.DET

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D. H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY