Berisha: Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Berisha: Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

62
0
Shares

Ish-kryeministrin Sali Berisha shkruan se kryeministri Rama në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit dhe ligjit organik të Këshillit të Ministrave, i delegoi detyrën Gent Cakos për “meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare”.

Reagimi i plotë i Berishës: 

Ministria e jashtme që sot nevojtore personale e Zografit Bis!

Të dashur miq, pa iu tharë boja dekretit antikushtetues të emërimit të tij, edhe ministër i jashtëm, skiziodi primitiv, hakmarrës Zografi bis vrapoi të shndërrojë ministrinë e jashtme të vendit në një nevojtore personale.

Ai, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, ligjin organik të Këshillit të Ministrave i delegoi detyrën mender hales së tij në atë ministri, për meritën e vetme se është shprehur për copëtimin dhe tregtimin e trojeve shqiptare dhe që nuk guxon të afishoje veten se cili është. Ndaj atij, që Zografi bis i delegoi sot detyrën, deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë ndryshe, rëndon refuzimi me dekret kushtetues të presidentit të Republikës si i padenjë për postin e ministrit të jashtëm.

Por për të ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe sot ai provoi se ndjehet më komod si një jashtëqitje e Edi Ramës në atë detyrë se sa një njeri civil i lirë që respekton Kushtetutën, ligjet e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY