Shtohen rastet me fruth, mjekët ngrenë alarmin: Vaksinoni fëmijët

Shtohen rastet me fruth, mjekët ngrenë alarmin: Vaksinoni fëmijët

107
0
Shares

Rastet e fëmijëve që preken nga fruthi vazhdojnë të shënojnë rritje, ndërsa mjekët apelojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Të shumtë janë edhe ata që refuzojnë vaksinën duke e lidhur atë me autizmin.

Sipas ISHP, numri i të prekurve nga fruthi që nga 1 Janari deri të martën në darkë ka shkuar në 30 raste, kryesisht të grupmoshës nën 2 vjeç.

Tirana ka numrin më të madh të prindërve që refuzojë të bëjnë vaksinën e MMR tek fëmija një vjeç ose e shtyjnë disa muaj.

Është mirë që vaksina të bëhet që në moshën 9 muajsh dhe jo të shtyhet pasi qarkullimi i fruthit apo edhe i varicelës rëndon gjendjen e fëmijës deri në vdekje”, thotë Mimioza Cabiri, mjeke pediatre.

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët pasi rritja e infeksioneve respiratore dhe gripit gjatë kësaj kohe shton rrezikun e rënies në kontakt me virusin e fruthit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY