Protesta tek “Astiri”, Banorët: Nuk mjafton shkarkimi i Qendros, do tërhiqemi kur…

Protesta tek “Astiri”, Banorët: Nuk mjafton shkarkimi i Qendros, do tërhiqemi kur…

102
0
Shares

Banorët e “Unazës së Re” në kryeqytet kanë dalë në protestë pasditen e sotme, duke kundërshtuar shembjen e banesave siç e parashikon projekti për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë “pallatit me shigjeta”. Banorët kërkojnë edhe anulimin e projektit.

 

Në protestën e sotme, u fol edhe për shkarkimet e fundit në radhët e zyrtarëve të lartë të administratës. Nga megafoni i protestës i tha se banorët nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar sot nga detyra kreun e ARRSH-së Afrim Qendron.

Sipas tyre, Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta. Ata kërkuan largimin e Ramës.

“Ne nuk tërhiqemi deri sa të anulohet projekti”, tha Dorian Protoduari, një nga drejtuesit e protestës.

Në protestë, u tha se një nga banorët është arrestuar pikërisht për shkak të protestës. Ndërkohë, nga policia nuk konfirmohet se ka të arrestuar apo të ndaluar.

Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetë e opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY