Kryemadhi: Me Ramën kryeministër rrezikojmë hapjen e negociatave

Kryemadhi: Me Ramën kryeministër rrezikojmë hapjen e negociatave

52
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI në Vorë deklaroi se hapja e negociatave është jetike për vendin.

Sipas saj hapja e negociatave do të sillte zhvillim, ndërsa mos hapja e tyre izolim për vendin. Gjithashtu Kryemadhi shtoi se me Ramën kryeministër e ardhmja drejt integrimit Europian është shumë e largët.

‘Hapja e negociatave do të sillte një zhvill për Shqipërinë, do të sillte investime për vendin. Mos hapja e negociatave është vrastare për vendin.  Hapjen e negociatave nuk e ka më tashmë në dorë opozita, tani kemi një parlament ku opozitës i hiqet e drejta e fjalës. Kemi një parlament i cili falsifikon vendimet. Kemi një parlament që është marrë peng nga një njeri që ka marrë peng edhe Shqipërinë. Sot kemi vetëm të rinj dhe të reja që po largohen nga Shqipëria. Janë 26 premtime dhe asnjë premtim nuk është mbajtur. Rama mbajti vetëm nj premtim, tha se do të bënte korridorin e ‘Syrit të Kaltër’, bëri korridorin e drogës’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY