Seanca e sotme parlamentare, deputeti i PD: Ja pse do të marrim...

Seanca e sotme parlamentare, deputeti i PD: Ja pse do të marrim pjesë

88
0
Shares

Ditën e sotme në orën 17:00 është njoftuar për seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të shqyrtohen dekretet e ministrave të rinj.

Mbledhja e Kuvendit është bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa opozita e quajti antikushtetuese.

Në vijim, deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbuluar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, se çfarë do të bëjë opozita dhe për çfarë arsye do të marrin pjesë në seancë.

Me shumë gjasa do jemi në Kuvend sot pasi është një seancë jo normale. Do kemi një mbledhje grupi në orën 14:00. Kjo është një qeveri e cofur dhe qëndron mbi votën e grabitur dhe të blerë.  Ky vend nuk ka formalisht as qeveri dhe as qeverisje. Ka rënë gjithë qeveria praktikisht. Rama zgjodhi njerëz anonimë dhe jo përfaqësues të qytetarëve si ministra. Rama sillet me qeverinë si të ishte lodra e vet. Kush e parashikon që do jetë pa debat seanca e sotme? Si mund t’i mohosh të drejtën publikut që të mësojë fatin e tij përmes debatit. Të heqësh të drejtën e debatit është anti-ligjore. Kjo seancë duhet të ketë debat pa limit”– tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY