Meta: Bujar Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së

Ndaje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka dekretuar largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj. Kreu i Shtetit i ka kërkuar Leskajt të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

“Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cënohej integritet dhe pavarësia e tij”, thuhet në letrën që Presidenti Meta i drejton Bujar Leskajt dhe kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu Presidenti thotë se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t’ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje