Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, pranga 39 vjeçarit

Sekuestrohet 4.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, pranga 39 vjeçarit

83
0
Shares

Një sasi prej 4.5 kg heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit.  Lënda narkotike u zbulua në një kamion me targa AA 519 TJ që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Droga kishte destinacion italinë dhe u zbulua nga qeni antidrogë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar agjentet antidrogë, të cilët ushtruan kontrolle të imtësishme.

Mësohet se lënda narkotike u gjet në çantën që mbante drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Bledar Shqarthi 39 vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po e merr në pyetje, për të zbuluar më tepër rreth drogës dhe kush është rrjeti i trafikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY