Plagosi bashkëshorten, kapet pas 9 muajsh 59-vjeçari

Plagosi bashkëshorten, kapet pas 9 muajsh 59-vjeçari

50
0
Shares

Është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të bashkëshortes së tij 9 muaj më parë në Ballsh.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim B.Z., 56 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Shtetasi B.Z., në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen L.Z.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY