Reshjet e dëborës, bllokohen 115 familje në Dibër

Reshjet e dëborës, bllokohen 115 familje në Dibër

68
0
Shares

Reshjet e dëborës kanë pushtuar një pjesë të madhe të vendit.

Edhe pse në njoftimin e saj ARRSH ka njoftuar zhbllokimin e akseve dhe mirëmbajtjen e tyre duke nxjerrë herë pas here informacione, disa zona në veri ndodhen në një situatë të vështirë.

Dëbora ka bllokuar familjet në Dibër dhe Bulqizë.  Sipas nën/prefektit të Bulqizës, rreth 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e vogël janë bllokuar.

Problematika shfaqet në zonat e thella kjo për shkak të pranisë së akullit dhe ngricës në rrugë, nga ku lëvizja e furgonave është e vështirë.

Në disa njësi administrative trashësia e dëborës ka arritur 40 cm. Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiraneë kalohet pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY