KLSH kallëzon 5 ish-regjistrues të Hipotekës

KLSH kallëzon 5 ish-regjistrues të Hipotekës

161
0
Shares

5 ish-regjistrues hipoteke janë kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokurori.

Sipas KLSH ata kanë regjistruar pasuri me AMPT pa dokumentacionin e duhur ligjor.

Një sipërfaqe 162851 metra katrorë, me dokumente të parregullta e kanë kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë.

Gjithashtu KLSH njfton se 5 ish-regjistruesit kryen tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë.

Argumentimi i plotë

”Kanë kryer regjistrime të pasurive me AMTP pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 162851 m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë dhe janë kryer tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit Kompesntimi të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimti dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve të kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY