Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet pronari në Ballsh

Nuk mbylli lojërat e fatit, procedohet pronari në Ballsh

63
0
Shares

Policia ka proceduar një tjetër pronar të një lokali bastesh, pasi u kap duke lejuar zhvillimin e lojërave të fatit.

NJOFTIMI

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Fier.

Konstatohet 1 subjekt i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojrave të fatit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.

Procedohet penalisht pronari i subjektit.

Konkretisht u procedua penalisht shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

Procedimi ndaj këtij shtetssi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY