Në Francë i hedhin ‘benzinë’ zjarrit, arrestohet kreu i ‘jelekverdhëve’

Në Francë i hedhin ‘benzinë’ zjarrit, arrestohet kreu i ‘jelekverdhëve’

75
0
Shares

Policia franceze ka vënë në pranga njërin prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë”, Eric Drouet, me pretendimin e organizimit të një tubimi të paautorizuar.

Zyrtarët vendas po marrin një qasje më të ashpër në përpjekjet për të fashitur demonstratat, por me ndalimin e kamionistit, qeveria akuzohet se po i hedh “benzinë zjarrit”.

Drouet përballet ndërkohë me një proces gjyqësor për mbajtjen e një arme të kategorisë D, për shkak se gjatë një proteste të mëparshme iu gjet me vete një shkop druri. I riu u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa i drejtohej “Champs Élysées”, ku po e priste një grup demonstruesish të tjerë.

Ata thanë se ishin mbledhur vetëm për të ndezur qirinj, për personat e plagosur në protesta, apo të vrarë në aksidente automobilistike gjatë trazirave 6-javore, që nisën në muajin nëntor si revoltë kundër taksës së karburantit, por që u shndërruan më pas në lëvizje kundër presidentit Emmanuel Macron dhe politikave të tij, që shihen si favorizuese për të pasurit.

Avokati i Drouet e cilësoi arrestimin e tij “të pajustifikuar dhe krejtësisht arbitrar”. Disa thonë se prangosja do ta shndërrojë Drouetin, e konsideruar gati si zëdhënës të “jelekëve të verdhë”, në një lloj martiri dhe se ka për ta forcuar qëndresën e tubuesve.

Që prej 17 nëntorit, protestuesit – që e marrin emrin nga jelekët e tyre fluoreshentë, – kanë zhvilluar rregullisht demonstrata, të cilat nuk janë deklaruar tek autoritetet./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY