Mbyllja e basteve, Rama ironizon me këtë VIDEO

Mbyllja e basteve, Rama ironizon me këtë VIDEO

128
0
Shares

Videomesazhi i parë i Kryeministrit për vitin 2019 lidhet me lojërat e fatit. Në pak sekonda të shoqëruar dhe me këngën hit të Flori Mumajesit me titull “Plas”, shefi i qeverisë ka dashur të tregojë se tashmë koha kur të rinjtë dhe kryefamiljarët e kalonin kohën në këto ambjente ka marrë fund.

Që prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

Policia ka nisur kontrolle për të verifikuar zbatueshmërinë e ligjit. Efektivë të policisë vijojnë të kontrollojnë objektet që më parë kanë shërbyer për këtë aktivitet.

Mësohet se deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i vijimit të aktivitetit nga ana e këtyre subjekteve.

Ndërkohë, shumë prej ambjenteve që kanë shërbyer para 1 janarit si të tilla, pronarët kanë nxjerrë njoftime për mbyllje të aktivitetit dhe në disa të tjera kërkohet dhënia me qira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY