Meta për Diasporën: Janë të ftuar të protestojnë në oborrin e brendshëm...

Meta për Diasporën: Janë të ftuar të protestojnë në oborrin e brendshëm të Presidencës

108
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vendimin e policisë për të mos lejuar protestën e shqiptarëve të diasporës.

Kreu i Shtetit duke folur nga Korça për gazetarët,  ka ofruar dhe zgjidhjen për këtë protestë.

’Shqiptarët kanë protestuar që në kohën e diktaturës. Nuk besoj të këtë ndodhur kjo gjë, por dhe në rast se një gjë e tillë ka ndodhur, janë të ftuar të gjithë qytetarët që të protestojnë në oborrin e brendshëm të presidencës”, u shpreh Meta.

Meta u pyet dhe për zgjidhjen që Kryeministri Edi Rama ofroi për studentët ditën e djeshme.

Sipas Metës, është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji,  për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.

Problemi zgjidhet vetëm ne kete menyre, permes nje dialogu te sinqerte, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe permes nje bashkëpunimi te besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY