Vasili nxjerr shkeljen e radhës: KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!!!

Vasili nxjerr shkeljen e radhës: KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!!!

69
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është ndalur tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili sipas tij ka bërë shkelje.

Sipas tij, dhe nëse janë zgjedhur anëtartë e saj, nuk ekzistojnë dispozita ligjire për mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve pasi ato janë të shfuqizuara.

POSTIMI I VASILIT

Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë.

 KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet.
S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.
Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY