VIDEO/Basha për Ramën: E ka kapur paniku, po mashtron studentët

VIDEO/Basha për Ramën: E ka kapur paniku, po mashtron studentët

51
0
Shares

Lulzim Basha ka reaguar pas daljes së kryeministrit Edi Rama në konferencë, ku prezantoi vendimet që ka marrë për 8 kërkesat e studentëve.

Basha tha se Rama mashtroi studentët ditën e sotme, duke e cilësuar paketën e tij të gënjeshtërt.

Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve”– tha Basha.

Basha u shpreh se ka vetëm një zgjidhje për problemin e studentëve, e cila i hap rrugë plotësimit të 8 kërkesave.

Sipas Bashës,  anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes.

Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Basha theksoi gjithashtu se  dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë është e rëndësishme.

”Rama nuk tha një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq? tha Basha.

Duke rikujtuar të gjitha aferat korruptive të qeverisë  Rama sipas Bashës, ai tha se detyra e vetme e opozitës është tu tregojë shqiptarëve se si vidhen paratë, por edhe rrugën që vjedhja të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojë aty ku ka nevojë më shumë vendi.

LIVE – Deklaratë për mediat

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 26 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY