VIDEO/Konviktet e Inxhinierisë, Kryemadhi demaskon Ramën: Nuk do të ndahem këmba-këmbës

VIDEO/Konviktet e Inxhinierisë, Kryemadhi demaskon Ramën: Nuk do të ndahem këmba-këmbës

214
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live përmes ERTV u shfaq në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit në disa prej rezidencave ku janë akomoduar studentë.

Kryeministri u shpreh se ky ishte një investim i qeverisë shqiptare duke inspektuar punimet pikërisht ditën e sotme.

Rama shkruante; Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars😊 Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë😉Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt🙏”.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Kryetares së LSI e cila ka shkuar në atë zonë për të demaskuar kryeministrin.

Sipas Kryemadhit, ai ka mashtruar duke thënë se është investim i qeverisë.

”Ai sot shpërndan një video ku thotë se është projekt i qeverisë shqiptare. Por gënjen, ja ku është tabela, se nuk është i qeverisë shqiptare. Është projekt i qeverisë gjermane. Pasi falsifikoi firmën e sekretarit të Shtetit në Amerikë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane. Ky është një projekt i vitit 2011, i cili duhej të kishte mbaruare në 20 dhjetor të 2018. Por nuk mjafton kjo, por vjen dhe bën dhe show mediatik”, tha Kryemadhi.

Në fund ajo i drejtohet Kryeministrit Edi Rama se nuk do ti ndahet dhe do të jetë aty për ta demaskuar gjithmonë me mashtrimet që nxjerr.

Mashtrimi i Edi Ramës me transmetiin live nga godinat e studentëve të Inxhinjerisë

Mashtrimi i Edi Ramës me transmetimin “live” nga godinat e studentëve të Inxhinierisë.

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 22 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY