VIDEO/PD provon me dokumenta: Si u devijua Lana për kompleksin e Begos

VIDEO/PD provon me dokumenta: Si u devijua Lana për kompleksin e Begos

79
0
Shares

Partia Demokratike ka provuar me dokumenta zyrtarë sesi Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me lejë për projektin tek Unaza e Re, ku parashikohet të ndërtohen komplekset për Edmond Begon.

PD i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve kryesore si:

Pse u devijua rrjedha e lumit Lanë në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmon Bego?

A ka aplikuar Edmond Bego për lejen e ndërtimit me projektin e hartuar nga kompania italiane Misalab?

A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bego?

Me paratë e kujt do të investohet në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës?

Zëdhënesja Ina Zhupa dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi i referohen pamjeve të planeve të përgjithshme të territorit, ku tregohet sesi do të ndryshojë rrjedhja e lumit të Lanës, për favorizimin e 60 milionë lekëve të projektit.

Ata thonë se sistemi online vërteton se në atë zonë do të ndërtohet një kompleks.

Sipas tyre, ky ndryshim plani urbanistik ka filluar më herët duke e përdorur ndërtimet për të pastruar paratë e krimit. Në video shikohen pamjet para dhe pas devijimit që do ti bëhet shtratit të Lanës në atë zonë ku do të ndërtohet një kompleks rezidencial prej 60 milionë euro në pronësi të trafikantit biznesmen Edmond Bego.

Sipas informacioneve që dalin kur klikohet në video, del që në atë zonë do të ndërtohet kompleksi për banim, shërbim dhe zbulon se ka marrë dhe lejën për ndërtim.

Erion Veliaj mashtroi. Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për projektin 60 milionë euro, që ndryshoi Planin Urbanistik dhe projektin e Lanës. Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi, konferencë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 22 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY