Pas Hasës, përjashtohen nga Kuvendi dhe dy deputetët e tjerë të PD

Pas Hasës, përjashtohen nga Kuvendi dhe dy deputetët e tjerë të PD

140
0
Shares

Byroja e Kuvendit pas një orë mbledhjeje, ka vendosur me votat e mazhorancës, të përjashtojë me 10 ditë nga seancat plenare dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Vendimi është marrë si pasojë e përplasjeve në seancën e sotme ku nuk munguan debatet dhe diskutimet.

Mazhoranca kishte bërë kërkesë  gjithashtu dhe për përjashtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës nga punimet e Kuvendit, por Byroja ka dhënë vetëm vërejtje.

Një kërkesë të njëjtë kishin dhe opozitarët, kundër kryeministrit Edi Rama, por Byroja nuk e ka marrë në konsideratë.

Kërkojmë që Berisha t’i japë fund gjuhës së përçarjes ndaj shqiptarëve në seancat e radhës. Kërkesa për deputetin Edi Rama rezultoi se nuk përmbante gjuhë të urrejtjes apo shkelje të etikës dhe kërkesa është rrezuar”– tha Vasilika Hysi.

Ditën e djeshme, Byroja vendosi përjashtimin me 10 ditë nga kuvendi për deputetin Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY