Studentët në protestë para parlamentit, qytetarët nisen nga rrethet për t’iu bashkuar

Studentët në protestë para parlamentit, qytetarët nisen nga rrethet për t’iu bashkuar

93
0
Shares

Ditën e sotme, studentët do të protestojnë para godinës së Parlamentit, aty ku do zhvillohet seanca e radhës, dhe të pranishëm do të jenë deputetët e opozitës.

Opozita vendosi të thyejë bojkotin, me motivin për të mbështetur studentët dhe përfaqësuar ata në  Kuvend.

Nga ana tjetër, studentëve do tu bashkohen protestues nga rrethet të cilët priten të mbërrijnë para orës 10, atëherë kur dhe është lënë orari i protestës. Vetëm nga Shkodra mësohet se janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe një makinë private.

Gjithashtu, disa qytetarë janë nisur dhe nga Lezha, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe qytete të tjera të vendit. Edhe nga Gjirokastra dhe Kukësi janë nisur prej orëve të para të mëngjesit nga 250 protestues.

Studentët kërkojnë plotësimin e 8 pikave të tyre, ndërsa kryeministri vijon të bëjë atë që ai e quan dialog duke shkuar nëpër auditore pa qënë i mirëpritur nga studentët.

Ai publikoi dhe draftin me 8 pika për tu dhënë zgjidhje kërkesave, por për realizimin e tyre sic janë shkruar, duhet të zhvillojë dialog me studentët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY