Kalon Vettingun, KPK i jep ‘OK’ prokurores nga Berati

Kalon Vettingun, KPK i jep ‘OK’ prokurores nga Berati

76
0
Shares

Një tjetër prokurore ka kaluar Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë konfirmimin prokurores, Eloida  Goxhi,  e cila është  prokurore dhe drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Verifikimi i pasurisë dhe i pastërtisë së figurës rezultuan pa probleme për Goxhin por asaj i është dashur të përballet me ankesat e qytetarëve.

Lidhur me deklarimin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, ka depozituar një raport pozitiv për subjektin. Komisioni e ka bazuar hetimin në gjithë deklarimet e pasurisë së Goxhit, prej nga është konstatuar se ajo kishte kryer investim në bono thesari në vlerën e 2.2 milionë lekëve.

Lidhur me pastërtinë e figurës, relatorja Suela Zhegu u shpreh se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka vlerësuar prokuroren Eloida Goxhi të përshtatshme për të vazhduar detyrën, pasi nuk ka rezultuar që të ketë pasur kontakte me persona me lidhje me krimin e organizuar.

KPK ka kryer një verifikim të hollësishëm për aftësitë profesionale të Goxhit, ku veç raportit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe verifikimit të tetë dosjeve, janë marrë në shqyrtim edhe tre denoncime të kryera pranë Komisionit nga qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY