DOKUMENTAT/Si Rama dhe Veliaj ndryshuan rrjedhën e Lanës për pallatet e trafikantit...

DOKUMENTAT/Si Rama dhe Veliaj ndryshuan rrjedhën e Lanës për pallatet e trafikantit Bego

149
0
Shares

Partia Demokratike bëri publike sot disa fakte të reja lidhur me atë se çfarë fshihet pas projektit të Unazës së Madhe.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku dhe këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi folën duke iu referuar dokumentave zyrtare, sipas të cilave rezulton se projekti favorizon Edmond Begon, trafikantin ndërkombëtar.

Sipas deputetes, Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:

  • kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës
  • kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës
  • kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos   

Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego.Bëhet fjalë për zonën e njohur si ish Serat, e privatizuar në vitin 2016 me firmën të Arben Ahmetajt.

Ndërkohë këshilltari ligjor, Bardhi tregon se me firmën e Edi Ramës dhe  Erion Veliajt për ndryshimin e rrjedhës së Lanës dhe me firmën e Arben Ahmetajt për privatizimin e ish Serave, mikut trafikant droge të Taulant Ballës, Edmond Bego, iu hap rruga që të ndërtojë në një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metra katror.

Dokumentet e Hipotekës provojnë se kjo sipërfaqe toke i ka kaluar për ndërtim kompanisë ALSION-ALBANIA, e cila është në pronësi 100 për qind e Mond Begës. ALSION-ALBANIA do të ndërtojë tek ish Serat një projekt me vlerë fillestare investimi 60 milionë euro.

Sipas tij, Projekti luksoz i Mond Begës është krijuar nga studio italiane MISALAB, ku si klient paraqitet kompania tjetër e Mond Begës, INERTE EXPRES. Kompleksi rezidencial, ku do të investohen 60 milionë euro, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY