FOTO/Studentët i vënë drynin fakultetit të Ekonomikut, shiritin atij të Drejtësisë

FOTO/Studentët i vënë drynin fakultetit të Ekonomikut, shiritin atij të Drejtësisë

95
0
Shares

Ka filluar dhe protesta e studentëve, e cila për ditën e sotme parashikohet të jetë e madhe dhe me pjesëmarrje të gjerë dhe nga qytetarë të thjeshtë.

Studentët fillimisht janë mbledhur para ambjenteve të universiteteve nga ku do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Ajo që vihet re është se shumë prej tyre, në shenjë proteste, u kanë vënë drynin dyerve të shkollës. ‘Bojkot deri sa të plotësohen kërkesat’ thonë ata. Konkretisht janë studentët e Drejtësisë dhe Ekonomikut që kanë bërë këtë gjest.

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë bllokuar dhe rrethrrotullimin afër universitetit.

200 studentë janë nisur nga Korça për t’iu bashkuar studentëve në Tiranë dhe gjithashtu studentët e Elbasanit kanë dalë sërish në rrugë.

Kjo është dita e 13 e protestës kombëtare studentore, ku kërkohet plotësimi i 8 kushteve.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY