Kryemadhi në Lushnje: Dorëzoni kartat e anëtarësisë, bashkohuni me studentët

Kryemadhi në Lushnje: Dorëzoni kartat e anëtarësisë, bashkohuni me studentët

57
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat e Lushnjes.

Në fjalën e saj ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të lënë kartat e anëtarësisë, të lënë flamujt e partive, të marrin flamurin kombëtar dhe t’i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

Kryemadhi foli dhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilat tha se ky është dhe objektivi kryesor, pasi sipas kryetares së LSI-së hapja e negociatave do tu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Europian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë,  një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY