FOTO/Reshje shiu në fundjavë, nisin përmbytjet në qytete

FOTO/Reshje shiu në fundjavë, nisin përmbytjet në qytete

84
0
Shares

Prej dy ditësh, reshjet e shiut kanë mbërthyer disa prej zonave në vend, ndërkohë që sinoptikanët kanë parashikuar reshje akoma më të dendura.

Sipas Meteoalb, do të ketë më shumë vranësira dhe reshje shiu dhe shumë pak reshje bore kryesisht në zonat malore.

Temperaturat do të jenë, 17°C maksimale dhe -2°C në zonat e thella malore.

Nga reshjet e dendura të shiut, mësohet se qyteti i Vlorës është zgjuar me përmbytje. Disa lagje kryesore të saj  duket të jetë mes ujit, si: në rrugën ‘Kosova’ dhe në rrugën ‘Gjergji’ . Kanalet kulluese janë bllokuar duke sjellë mos qarkullimin e ujit. Gjithashtu po në këtë qytet, janë ndërprerë të gjitha udhëtimet me traget, pasi dhe Porti i Vlorës është i përmbytur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY