Kërkesat e studentëve, Fuga: Janë vërtet ato që i djegin qeverisë, ja...

Kërkesat e studentëve, Fuga: Janë vërtet ato që i djegin qeverisë, ja për çfarë ka nevojë urgjente kombi

99
0
Shares

Profesori Artan Fuga vijon ende të jetë një zë kritik përsa i përket çështjeve të ndryshme të shoqërisë dhe sistemit, ndërkohë që vazhdimisht propozon një sër masash që duhen marrë për përmirësimin e tyre.

Këtë herë, profesori shkruan se në fakt kërkesat e studentëve i djegin qeverisë, oor ai shkon përtej realizimit të kërkesave. Ai rendit 9 hapa apo pika urgjente, për të cilat dhe kombi shqiptar ka nevojë që të mos humbasë në injorancë, pas kësaj proteste.

REAGIMI I PLOTË

Synimi i kështjellave në erë 
dhe 
kështjellat e vërteta që duhet të marrin studentët dhe pedagogët
—————————-

Duke bërë sikur është vështirë të realizohen kërkesat e studentëve në fakt krijohet iluzioni sikurse ato 8 pika me kërkesa janë vërtet ato që i djegin qeverisë. Në fak ato janë të realizueshme menjëherë, pa asnjë dhimbje, sepse nuk ndryshojnë asgjë, janë krejt fluide dhe sepse jepen nga njera anë dhe merren kaq lehtë nga anë të tjera me kollajllëkun më të madh.

—————————

Nëse nuk duam që protestat e drejta, të mundimshme, stoike të studentëve të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :

1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte. Studentët dhe pedagogët të jenë të përfaqësuar atje!

2. Pergatittja e nje kuvendi kombëtar per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.

3. Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.

4. Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare që të japi një cilësi të lartë të nivelit të diplomave të njohura në Europë.

5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre. Jo shtimi i një studenti atje që do të mbytet nga ujqit e bordeve, të cilët do ta shqyejnë si një qingj qumështor.

6. Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare. Studenti të gjejë punë me diplomën e tij jo të qendrojë si gur në qafë i familjeve dhe të punojë e shumta si kamarier!

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise. Shoqëria shqiptare të mos mbetet shoqëria më injorante në Europë.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY