Rama i zënë ngushtë: Jam gati për 8 pikat, duhet të diskutojmë...

Rama i zënë ngushtë: Jam gati për 8 pikat, duhet të diskutojmë si do realizohen

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Teksa studentët ndodhen para godinës së Parlamentit duke protestuar, Rama shkruan se është gati për 8 Pikat.

Studentët nuk pranojnë dialog, ndërsa Rama vazhdon të këmbëngulë me lutjet se ai i pret dhe se është dakord me ta duke u kujtuar dhe dobësinë e tyre.

Reagimi i Ramës:

“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres”.

Studentët janë në ditën e 9 të protestës së tyre. Edi Rama më herët bëri me faj opozitën nga foltorja e Kuvendit se ishte ajo e cila po merrte peng protestën dhe se studentët ishin bërë pjesë e saj.

Madje, Kryeministri nuk kaloi para studentëve, por hyri dhe doli nga hyrja e prapme e Kuvendit, për të shmangur turmën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY