VIDEO/Vazhdojnë protestat e ‘jelek verdhëve’ në Francë, qeveria kërkon të parandalojë dhunën

VIDEO/Vazhdojnë protestat e ‘jelek verdhëve’ në Francë, qeveria kërkon të parandalojë dhunën

63
0
Shares

Kryeministri francez Édouard Philippe është zotuar të “rivendosë unitetin kombëtar” pas shpërthimit të protestave dhe dhunës gjatë kësaj fundjave.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome të shtunën – ditën e fundit të demonstratave në të cilën”jelek verdhët” po protestojnë kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Pothuajse 1.000 njerëz u arrestuan por dhuna nuk ishte në të njëjtin nivel me një javë më parë.

Diskutimet me protestuesit paqësorë “duhet të vazhdojnë”, tha Philippe.

Ai shtoi: “Asnjë tatim nuk duhet të rrezikojë unitetin tonë kombëtar, tani duhet ta rindërtojmë atë unitet kombëtar nëpërmjet dialogut, nëpërmjet punës dhe bashkimit”.

Çfarë ndodhi të shtunën?

Rreth 125,000 vetë morën pjesë në marshime në të gjithë vendin të shtunën, sipas BBC.

Rreth 90,000 oficerë ishin dislokuar, duke përfshirë 8,000 në Paris ku u përdorën edhe 12 automjete të blinduara.

Rreth 10,000 njerëz demonstruan në kryeqytet, ku skena ishin më shkatërruese. Dritaret u thyen, makinat u dogjën dhe dyqanet u plaçkitën. Shtatëmbëdhjetë oficerë të policisë u lënduan gjithashtu.

Çfarë po mendon  Macron?

Qeveria franceze është më e lehtësuar pasi nuk ka lejuar që dhuna të jetë prezente.

Sigurisht që kishte disa raste të tilla në Paris, por nuk ishte në shkallën e javës së mëparshme.

Taktikat e reja të policisë – numra rekord të oficerëve të vendosur, të cilët duke lëvizur shpejt për të zënë tokën nuk hezituan as për të bërë arrestime. Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se përshkallëzimi i dhunës ishte ndalur.

Është një lehtësim për Presidentin Macron – por jo dhe aq. Ai duhet të dijë se  kjo ështl e përkohshme, pasi shumë shpejt protestuesit do të acarohen nëse nuk gjejnë zgjidhje. ëse Macron duhet të  lëvizë shpejt me idetë që shkojnë në një farë mënyrë për të kënaqur  jelek verdhët.

Koha është për dialog, thotë qeveria, dhe presidenti do të bëjë një adresë për kombin në fillim të kësaj jave.

Pyetja është se a do t’u japë protestuesve atë që duan, gjë që është diçka shumë e thjeshtë: më shumë para në xhepat e tyre. A mendon se Franca mund të përballojë ekonomikisht?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY