VIDEO/Basha me banorët e Astirit: E kanë humbur davanë se kanë frikën...

VIDEO/Basha me banorët e Astirit: E kanë humbur davanë se kanë frikën e karriges

55
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike ka qënë sërish pranë banorëve të Astirit, të cilët vijojnë me protestat e tyre në ditën e 34.

Basha foli për hetimet të cilat Prokuroria i hapi ditën e sotme, të cilën e cilësoi si triumfin e atyre që bashkohen për të kërkuar të drejtën.

Krydemokrati nuk harroi të përmendte as studentët duke u shprehur se e kanë humbur toruan, davanë përballë të vërtetave që po dalin dita ditës.

Basha thotë ky është një sistem i vjedhjes i cili shkatërron shoqërinë dhe nuk i shërben asaj.

”Është padyshim një triumf i të vërtetës. Ka më shumë se dy muaj që PD kemi denoncuar që ky është një projekt vjedhjeje, këtu ka vjedhjeje nuk ka zhvillim. Këtë e dinim ne, e dinin banorët e dinin gazetarët, tani ka dalë haptazi para botës. Ky nuk është një projekt vjedhjeje por edhe pastrim parash. Ne e dinim që kjo ishte një vjedhje, ne qëndruam kundër këtij projekti vjedhjeje. Edi Rama i quajti shpellarë, Veliaj i quajti shpellarë, i çuan policinë paradite, gangsterët pasdite, arrestuan të rinj e të reja. E mbytën me propagandë kundër të gjithë atyre që qëndruan. Tani e kanë humbur davanë sepse kanë frikën e karriges” ka thënë Basha.

LIVE – Me banorët e Unazës së Re në mbështetje të kauzës së tyre për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja e qeverisë së Edi Rames.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 7 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY