Nesër në protestë, thirrja e studentëve: Larg duart e partive, afër duarve...

Nesër në protestë, thirrja e studentëve: Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit

65
0
Shares

Studentët kanë publikuar mesazhe dhe njoftime për protestën e ditës së nesërme.

Ata iu bëjnë thirrje gjithë familjarëve, prindërve, mësuesve, pedagogëve t’iu bashkohen protestës.

Dita e katërt e protestës së tyre, korrespondon me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. E vetmja thirrje që studentët kanë për politikën, është që ata të qëndrojnë larg.

Reagimi i studentëve:

Nesër, ora 09:30, sa më të shumtë e të bashkuar para Korpusit, te sheshi ”Nënë Tereza”! Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë, të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme!

Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin!

Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY