Presidenti Meta takon aktorin e famshëm të Hollivudit, së shpejti vjen në...

Presidenti Meta takon aktorin e famshëm të Hollivudit, së shpejti vjen në Shqipëri

135
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka patur takime të shumta me personazhe të njohur të politikës botërore, por vetëm pak orë më parë është mësuar se mes tyre ka takuar edhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i njohur më shumë në vendin tonë si një nga aktorët më të famshëm të Hollivudit për rolet e tij në filmat aksion shumë të ndjekur në vendin tonë.

Vetë presidenti  Meta e ka njoftuar përmjet një postim në profilin personal të tij në Facebook, ku deklaronte se ishte një kënaqësi e veçantë për të dhe se aktori është mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale.

‘Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri’, shkruan presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY