Kandidatët për Kryeprokuror, zbulohen emrat që plotësojnë kriteret

Kandidatët për Kryeprokuror, zbulohen emrat që plotësojnë kriteret

265
0
Shares
Arta Marku

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pritet të dalë nga mbledhja e prokurorëve që do të zhvillohet në 11 dhjetor, pritet të zgjedhë edhe kreun e ri të akuzës. Përveç Arta Markut që ka shprehur publikisht dëshirën, kriteret për këtë post i plotësojnë edhe katër prokurorë të tjerë që kanë kaluar vettingun.

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.

Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.

Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.

Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.

Pas zgjedhjes se KLP-së, është kjo e fundit që i liston kandidatët.

Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë. /OraNews

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY