Rama flet për marrëdhëniet me Greqinë: S’ka urrejtje, së shpejti do takohem...

Rama flet për marrëdhëniet me Greqinë: S’ka urrejtje, së shpejti do takohem me Tsipras

94
0
Shares

Kryeministrit Edi Rama në një intervistë dhënë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve) është shprehur se nuk ka probleme me Greqinë dhe asnjë lloj urrejtje.

Kreu i qeverisë shqiptare foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras.

Rama u shpreh se janë shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie në bazë përditshme, vazhdimisht dhe këtë e vërtetojmë me vepra.

Ndodhin disa herë edhe incidente, duhet t’i përballojmë sepse ndodhin, por tashmë marrëdhëniet janë pozitive dhe çfarë është më e rëndësishme, nuk ka urrejtje mes dy popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” deklaroi Edi Rama.

Rama zbuloi se do të ketë dhe një  takim mes tij dhe ministrit grek kryeministrit, Aleksis Tsipras.

 “Pritet te takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces të dialogut dhe diskutimeve për shumë çështje, qe ne vite nuk eshte pasur vullneti i plotë dhe kurajo dhe vendosmëri për tu zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, shtoi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY