Çifti kapet në Qafë Botë me 57 kg kanabis në automjet, pranga...

Çifti kapet në Qafë Botë me 57 kg kanabis në automjet, pranga bashkëshortit

71
0
Shares

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë në Sarandë kanë sekuestruar 57 kg kanabis, të fshehur në shasinë e një automjeti në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford”  me drejtues shtetasin   F.C, shërbimet  e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë”thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimit e narkotikëve në komisariatin e policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i  drejtuesit të mjetit,  F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe u procedua  penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me  bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY