DETAJE/Aksident në Maliq, makina bie në lumë, nxirret i pajetë 24-vjeçari

DETAJE/Aksident në Maliq, makina bie në lumë, nxirret i pajetë 24-vjeçari

102
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë mëngjes në aksin nacional Maliq-Korçë.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit.

Mjeti me targa AA527VK drejtohej nga 24-vjeçari Gjergji Elmazi, nga Maliqi, i cili për disa orë ngeli i bllokuar, e për pasojë ndërroi edhe jetë.

Ndonëse në vendin e ngjarjes shkuan forca të Policisë dhe Zjarrfikësja, u desh ndërhyrja e polumbarëve që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit të të riut.

Shkak u bë thellësisë së madhe e ujit, e cila vështirësonte nxjerrjen edhe të mjetit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY