VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit në mënyrë të vecantë, i...

VIDEO/ Dua Lipa uron ditën e Flamurit në mënyrë të vecantë, i dashuri bën shqiponjën

267
0
Shares

Këngëtarja Dua Lipa është ndër artistet e para shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila ka uruar shqiptarët për festën e 28 nëntor, ditës së Flamurit.

Ajo e ka bërë urimin nëpërmjet një videoje dhe disa fotografive të publikuara në profilin e saj në rrjetet sociale, ku ka shfaqet e mbështjellë me flamurin kuqezi.

Në videon e publikuar Dua na risjell pamjet nga pjesëmarrja e saj në festivalin SunnyHill këtë verë në Kosovë. “Urime dita e Flamurit, me shumë dashuri”, ka shkruar në shqip e gjithashtu edhe në gjuhën angleze këngëtarja e suksesshme.

Në disa fotografi Dua shihet me bashkë me të dashurin e saj, modelin anglez Isaac Carew, i cili gjithashtu ka bërë me duar simbolin e shqiponjës në koment në postimin e Duas.

Nuk ka vonuar as komenti i shqiptares tjetër, Bebe Rexha, e cila i ka komentuar Duas zemra në ngjyrat kuq e zi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY