Pranga shqiptarit dhe çiftit grek, iu gjetën kokainë e kanabis në bodrum

Pranga shqiptarit dhe çiftit grek, iu gjetën kokainë e kanabis në bodrum

82
0
Shares

Një shqiptarë dhe tre grekë janë arrestuar nga policia vendase në Lamia. Policia sekuestroi 2.5 kg hashash, rreth 80 gram kokainë si dhe dy peshore elektronike.

Pas monitorimit, policia zhvilloi kontrolle në bodrumin e një ndërtese, në pronësi të një çifti grek përkatësisht 51 dhe 45 vjeçare.

Të shtunën në mbrëmje, policia arrestoi fillimisht një 39 vjeçar grek dhe 37 vjeçarin shqiptar. Më pas, nëpërmjet qenit antidrogë, u gjet lënda narkotike në pjesën e bodrumit. Policia sekuestroi edhe telefona mobile dhe sende të tjera.

Policia më pas, prangosi edhe çiftin grek, të cilët fillimisht rezistuan, të cilët u dërguan pranë qendrës së ndalimit të Departamentit të Policisë së Fthiotida.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY