Muka shënjestron Ramën: Po kryeministri me punim plagjiature apo nuk ka diplomë...

Muka shënjestron Ramën: Po kryeministri me punim plagjiature apo nuk ka diplomë fare?

270
0
Shares

Ish-zevendes ministri i Arsimit, Tualant Muka vazhdon ende të ketë kritika dhe sulme ndaj qeverisë Rama.

Edhe pse rrugëtimi i tij në ministrinë e Arsimit ishte i pakët, aq ka mjaftuar për të që të zbulojë sipas tij, gjithë situatën e kësaj qeverisjeje.

Këtë herë, në rrjetet sociale, Muka shenjestron heshtjen e kryeministrit teksa i ka kërkuar t’iu kontrollojë diplomat dhe CV-të ministrave dhe deputetëve apo kryetarëve të bashkive që ai emëron.

Muka ngre dyshimin se kjo heshtje ka të bëjë në thelb me faktin se mos ndoshta dhe kryeministri nuk dëshiron të bëjë publike arritjet e tij.

Muka pyet:Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij?

Reagimi:

Heshtja e kryeministrit!
Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathtas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë?

Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qënë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarëorks.umb.edu/cgi/vieëcontent.cgi… ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të “karrierës” së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”, pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY